LAJMI I FUNDIT:

Inter vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, mposht Bolognan në udhëtim

Inter vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, mposht Bolognan në udhëtim

Inter ka shënuar fitore me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Bolognas në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë ishte ajo që e vendosi këtë takim pasi Interi gjeti golin e vetëm dhe atë të fitores, por që patën një mori rastesh për ta thelluar edhe më shumë avantazhin.


Shenjat e para në këtë takim mysafirët i dhanë me anë të Alexis Sanchez (10’) i cili e detyroi portierin mysafir të intervenojë për të parandaluar golin.

‘Nerazzurët’ patën edhe dy raste shumë të mira me Matteo Darmian dhe Nicolo Barella, por portieri polak Skorupski nuk lejoi në asnjë mënyrë që të mposhtej.

Pas shumë përpjekjeve, Interi kaloi në avantazh përmes Yan Bisseck (37’) i cili shënoi një gol të bukur me kokë në cepin e djathtë të portës për 1-0 pas asistimit të Alessandro Bastonit.

Në pjesën e dytë vendasit filluan të këndellen ku në disa raste rrezikuan portën e Yan Sommer, por pa arritur të gjejnë golin.

Joshua Zirkzee (78’) pati mundësinë më të mirë për gol në këtë ndeshje për Bolognan por u ndal nga portieri zviceran.

Kësisoji deri në përfundim të takimit Interi arriti ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke vazhduar shkëputjen në tabelën e Serie A.

Inter si lider ka 75 pikë të grumbulluara pas kësaj fitore, 18 më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e dytë me 57 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori