LAJMI I FUNDIT:

Inter pret Spalin, Neroazzurrët kërkojnë të rikthehen te fitoret

Inter pret Spalin, Neroazzurrët kërkojnë të rikthehen te fitoret

Interi nuk ka kaluar mirë në dy javët e fundit në Serie A.

Neroazzurrët kanë barazuar me Fiorentinën dhe kanë pësuar humbje në udhëtim te Cagliari duke humbur pozitën e tretë në tabelë.


E në javën e 27-të në Serie A, Inter do të jetë nikoqir i skuadrës nga pjesa e poshtme e tabelës, Spal.

Ekipi i udhëhequr nga Luciano Spalletti kërkon të rikthehet te fitoret për të vazhduar luftën për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë Spal që janë në kërkim të pikëve për t’i ikur rënies nga elita, synon t’i befasoj vendasit.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic, Cederic, Miranda, De Vrij, Dalbert, Gagliardini, Brozovic, Politano, Joao Mario, Asamoah, Martinez.

Spal:Viviano, Bonifazi, Vicari, FElipe, Fares, Missiroli, Schiattarella, Valoti, Kurtic, Floccari, Petagna. /Telegrafi/