LAJMI I FUNDIT:

Instagram mposht TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë

Instagram mposht TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë

Instagram ka mposhtur TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë pasi veçoria e videove Reels e ndihmoi atë të rikuperonte terrenin e humbur ndaj rivalit të tij.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotove dhe videove fitoi popullaritet menjëherë pas debutimit të tij në vitin 2010, por është përballur me konkurrencë të ashpër nga TikTok.


Bëhet e ditur se Instagram është shkarkuar 767 milionë herë në mbarë botën në vitin 2023, një rritje prej 20 për qind, krahasuar me TikTok që është shkarkuar për 733 milionë herë.

Kompania Sensor Tower, tha se “ringjallja” e Instagram ka gjasa të jetë nxitur nga popullariteti i veçorisë së tij Reels, dhe funksioneve tjera, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Instagram ka gati 1.5 miliard përdorues aktiv mujor, ndërsa TikTok pak më shumë se 1.1 miliard.

Megjithatë, TikTok ka më shumë përdorues aktiv të cilët shpenzojnë mesatarisht 95 minuta në ditë duke përdorur aplikacionin.

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe shefi ekzekutiv i Meta-s, e ka identifikuar TikTok-un si një kërcënim serioz gjatë viteve të fundit.

Ndryshe, TikTok po përballet me kundërshtime serioze politike në SHBA mes shqetësimeve të vazhdueshme për pronësinë e tij kineze.

Ligjvënësit amerikanë dhe politikanët në botën perëndimore, janë të shqetësuar se shteti kinez mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve të aplikacionit, pretendim ky që është mohuar vazhdimisht nga TikTok. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori