“Është e vërtetë që PSG-ja është një ekip fantastik. Ata kanë lojtarë me shumë përvojë, lojtarë të nivelit më të lartë të cilët janë gjithashtu të mirë teknikisht”.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë dhe është e vërtetë që vuajtëm pak për të shkuar më tutje. Por, kjo është shumë normale ndaj një ekipi të fortë si PSG-ja. Vuajta dhe tensioni ishin shumë të mëdha deri në fund, por ne arritëm qëllimin tonë”.


“Durimi është shumë i rëndësishëm në ndeshje të këtilla. Ne gjithmonë kërkuam që  të shënojmë sepse e dinim që nëse ne shënojmë një gol ata duhet t’i shënojnë dy. Ndoshta është dashur ta kontrollojmë më shumë ndeshjen për ta evituar vuajtjen nga kundërsulmet e tyre, por ndeshjet e mëdha janë të tilla dhe ne e morëm rezultatin që deshëm”, deklaroi Iniesta për faqen zyrtare të UEFA-s.

Iniesta u zgjedh lojtari më i mirë i ndeshjes kundër PSG-së në Camp Nou, e që përfundoi me rezultat 1-1. /Telegrafi/

 

telegrafi sport app