LAJMI I FUNDIT:

Infantino i bindur: VAR do të përdoret në Kupën e Botës

Infantino i bindur: VAR do të përdoret në Kupën e Botës

Goli fantazmë në ndeshjen me SHBA-të që i dha mundësinë Panamasë të kualifikohet në fazën finale të një botërori për herë të parë në historinë e saj e ka bindur presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për përdorimin e sistemit VAR.

Kreu i qeverisë së futbollit botëror tashmë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për përdorimin e këtij sistemi që në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.


Sipas Infantinos ka ardhur momenti të korrigjohen gabimet dhe VAR-i të përdoret në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

SHBA dështon të kualifikohet në Kampionatin Botëror pas humbjes ndaj Trinidad e Tobago (Video)
Lexo po ashtu SHBA dështon të kualifikohet në Kampionatin Botëror pas humbjes ndaj Trinidad e Tobago (Video)

“Ka ardhur momenti që të korrigjohen disa gabime, do të gjejmë mënyrën që sistemi VAR të përdoret në Kupën e Botës të 2018”, ka thënë fillimisht Infantino.

“Gjyqtarët janë qenie njerëzore dhe si të tillë bëjnë gabime, besoj se tani është e nevojshme që ata të kenë ndihmën e teknologjisë”, përcjell TCH.

FIFA e pakënaqur me VAR, rrezikon botërori 2018
Lexo po ashtu FIFA e pakënaqur me VAR, rrezikon botërori 2018

Këtë deklaratë, Infantino e bëri nga Lyoni ku ndodhet për etapën e fundit të turit në qytetet ku do zhvillohet Botërori i futbollit të Femrave të vitit 2019.

“Kur e gjithë bota e sheh një gabim të arbitrit në pak sekonda dhe ky i fundit është i vetmi që nuk e bën sheh kjo sepse nuk mundet, ka mënyrë për ta korrigjuar”.

“Është e nevojshme që të bëhen hapa para. Synimi i përdorimit të sistemit VAR nuk është korrigjimi i detajeve të vogla, por i gabimeve të rënda”, përfundoi kreu i FIFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori