LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi natyral që parandalon shfaqjen e kollës së mërzitshme

Ilaçi natyral që parandalon shfaqjen e kollës së mërzitshme
Strongly coughing young man suffered from asthma

Në këtë sezon, ku kolla dhe ftohjet, së basku me viruset janë të pranishme në të gjitha anët, para se të përcaktoheni për antibiotikë dhe “kemikate” të ndryshme të përshkruara nga mjekët, ju sugjerojmë të provoni ilaçet natyrale.

Kollitja është një mekanizëm që trupi juaj përdor për të eliminuar substancat e huaja, si dhe mukusin e tepërt që krijohet në mushkëri apo në rrugët e frymëmarrjes. Përpos kësaj, kollitja mund të bëhet e dhimbshme dhe bezdisëse, sidomos kur ajo irriton fytin dhe nuk ju lë të flini të qetë.


Për fat të mirë, ka një shumëllojshmëri përbërësish që ju ndihmojnë të mbanin nën kontroll kollitjen dhe viruset apo bakteret që e shkaktojnë atë.

Recetat natyrale për trajtimin e kollës janë të shumta, por ne do të ndalemi tek njëra prej tyre e cila përmban vetëm dy përbërës. Të dy këto përbërës janë shumë të përdorur në mjekësi për shkak të vlerave ushqyese që i japin trupit tuaj.

Karotat dhe mjalti kanë aftësinë të forcojnë imunitetin tuaj dhe të krijojnë një barrierë mbrojtëse kundër gripit apo ftohjes.

ttt

Përbërësit:

– 500 gr karota
– 6 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Lajini karotat, pritini në feta dhe hidhini në një tenxhere me ujë. Vendosini të ziejnë në një temperaturë mesatare.

Pasi karotat të jenë zbutur, largojini nga zjarri dhe vendosini në një blender së bashku me mjaltin.

Transferojeni masën e përgatitur në një kavanoz.

Ju mund të konsumoni deri në katër lugë gjelle nga ky ilaç përgjatë gjithë ditës.

Fillojeni me një dozë në mëngjes pasi të zgjoheni. Hani nga një lugë për çdo vakt.

Nëse keni kollitje gjatë natës, mund të hani një lugë gjelle nga përzierja e karotës me mjaltin.

Efektet do të jenë të dukshme pas ditës së dytë, por në mënyrë që të shëroheni plotësisht nga kolla duhet që ta konsumoni derisa ajo të zhduket plotësisht.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori