LAJMI I FUNDIT:

IE9 të hënën

IE9 të hënën

Sipas njërit nga drejtorët për marketing dhe gjërat e lidhura me Internet Explorer, Ryan Gavin, versioni final i llojit të nëntë të këtij shfletuesi do të lansohet më 14 mars.

Versioni final i IE9 vjen rreth një muaj pas lansimit të versionit Release Candidate, ndërsa plot një vjet pas versionit të parë testues.

Ky version i Internet Explorer është i rëndësishëm për Microsoft dhe të gjithë përdoruesit, sepse njoftimi i vendosur për këtë shfletues thotë për respektimin e ueb-standardeve, që deri më tani nuk ka qenë.


Sipas pritjeve, IE9 do të duhej të ndalonte, ose së paku ngadalësonte, rënien e pjesëve që vërehen te shfletuesi i Microsoftit në vitet e fundit.

Për dallim nga paraardhësi, IE9 sjell linjë më të thjeshtë, JavaScript më të shpejtë, mbështetje për përshpejtim harduerik dhe HTML 5. /Telegrafi/