LAJMI I FUNDIT:

Idrizi i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë

Idrizi i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë në humbjen nga Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi shënoi dy herë në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” për të arkëtuar pikë të plota.


Pas ndeshjes, Idrizi ka thënë për mikrofonat e ArtMotion se kishin pritur një sfidë të vështirë, porse sipas tij, edhe gjyqtari ka ndikuar në rezultat në gjysmën e parë.

Feronikeli me fitore komode ndaj Trepçës ’89
Lexo po ashtu Feronikeli me fitore komode ndaj Trepçës ’89

Sa u përket rasteve në fraksionin e dytë, ai e ka lëvduar portier kundërshtar që reagoi që të mos ndëshkohej.

Pas kësaj humbjeje, Trepça ’89 ka mbetur me 17 pikë në vend të tetë në tabelë. /Telegrafi/