LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Nëse Reali më thërret, nuk do t’i përgjigjem

Icardi: Nëse Reali më thërret, nuk do t’i përgjigjem
during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy.

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi si duket ia ka mbyllur derën gjigantit spanjoll, Real Madridi, të cilët ditëve të fundit thuhet se janë interesuar shumë për transferimin e tij.

Icardi ka arritur të shënoj dy gola sonte (e shtunë) në fitoren 3-1 të Interit ndaj Cagliarit, duke vulosur formën e tij të lartë këtë sezon dhe duke u bërë lider i golashënuesve të Serie A.


Kapiteni i Interit tani ka 15 gola në 14 ndeshje në Serie A, por shumica e golave vijnë nga ndeshjet e vështira që ka pasur skuadra e tij dhe drejtuesit e Interit dhe trajneri Luciano Spalletti shpresojnë që ai të qëndrojë gjithmonë në klub.

Spaletti: Icardi do të mbetet përgjithmonë te Interi
Lexo po ashtu Spaletti: Icardi do të mbetet përgjithmonë te Interi

Ka pasur raporte këtë javë që Real Madridi do të jetë gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 110 milionë eurove në kontratën e tij, por Icardi ka refuzuar t’i përgjigjet një ftese nga Mbretërit në intervistën pas ndeshjes me Cagliarin.

Icardi është lider i Interit këtë sezon, teksa interesimi i Realit për të është shumë i madh (Getty Images)

“Klubi flet për klauzolën e lirimit, por të gjithë e dini se si unë ndihem. Nuk kam asgjë për të thënë”, ka thënë fillimisht Icardi për Sky Sport Italia.

“Nëse më vjen një telefonatë nga Madridi nuk do t’i përgjigjem”, shtoi sulmuesi argjentinas i Interit.

Spaletti: Icardi do të mbetet përgjithmonë te Interi
Lexo po ashtu Spaletti: Icardi do të mbetet përgjithmonë te Interi

Argjentinasi foli edhe për ndeshjen dhe fitoren ndaj Cagliarit, teksa u përkujdes t’i paralajmëroj skuadrat tjera që Interi deri në fund do të jetë në garë për kreun.

“Ne bëmë punën tonë, përqendrohemi në rezultatet tona dhe në fitimin e ndeshjeve tona”.

“Skuadrat e tjera e dinë se jemi atje, po i shtypim ata dhe do të gëzohem sonte si udhëheqës të Serie A”, përfundoi kapiteni i Nerazzurrëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori