LAJMI I FUNDIT:

Spaletti: Icardi do të mbetet përgjithmonë te Interi

Spaletti: Icardi do të mbetet përgjithmonë te Interi

Luciano Spalletti thotë se është “jashtëzakonisht i bindur” se Mauro Icardi mund të qëndrojë në Inter përgjithmonë, pavarësisht spekulimeve që e lidhin sulmuesin me Real Madridin.

Marca njoftoi ditë më parë gjatë javës se Madridi po e shikon Icardin si zëvendësim për Karim Benzeman, trajneri italian këmbëngul se sulmuesi është “tërësisht i dashuruar” me Nerazzurët.


Icardi ka rilindur me ardhjen në krye të klubit Spaletti

“Kush nuk e dëshiron Icardin? Nëse më pyetni, të gjithë e duan atë”, tha në një konferencë për shtyp para takimit e së shtunës kundër Cagliarit.

“Unë e shoh atë plotësisht të dashuruar me Interin. Kur flas me të, unë e kuptoj atë se e do qytetin, shokët e ekipit, klubin, tifozët”, tha trajneri italian.

Interi mbetet i pamposhtur pas 13 ndeshjeve, me vetëm dy pikë pas Napolit që është lider i Serie A.

Sulmuesi argjentinas deri më tani ka pasur 138 paraqitje duke shënuar 84 gola për skuadrën italiane.

Futbollisti ka pasur gjithashtu edhe katër paraqitje për Argjentinën duke mos realizuar asnjë gol. /Telegrafi/