LAJMI I FUNDIT:

Icardi i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Interin

Icardi i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Interin

Mauro Icardi është i gatshëm që të nënshkruajë kontratën e re me Interin deri në vitin 2023, në vlerë prej shtatë milionë eurosh plus bonuse.

Agjentja e lojtarit dhe bashkëshortja, Wanda Nara, publikoi një postim në Twitter të premtën duke konfirmuar se rinovimi është afër të ndodhë.


“Është ora 00:30 dhe unë ende jam këtu duke lexuar faqet e kontratës së rinovuar për Mauro Icardin”, ka shkruar Wanda.

Kjo ndërlidhet me spekulimet se Interi tashmë ka dërguar propozimin të shkruar i cili është gati që të nënshkruhet.

Një marrëveshja konsiston nga një rinovim deri në qershor të vitit 2023 dhe sulmuesi do të përfitojë shtatë milionë euro në vit, plus bonuse të shumta.

Mbetet të shihet nëse klauzola do të jetë 110 milionë euro që është e vlefshme vetëm nga 1 deri 15 korrik për klube jashtë Italisë.

Negociatat janë zhvilluar për muaj të tërë, por Icardi është ai që ka qenë vendimtar duke precizuar se dëshiron të qëndrojë në Giuseppe Meazza përkundër interesimit të hatashëm të Chelseat dhe Real Madridit.

Sulmuesi 25 vjeçar ka nënshkruar 119 gola në 200 paraqitje për Interin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori