LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic lëvdata për Modricin: Jam i lumtur që e fitoi Topin e Artë, e mori dikush nga gjaku im

Ibrahimovic lëvdata për Modricin: Jam i lumtur që e fitoi Topin e Artë, e mori dikush nga gjaku im

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të flas për futbollin evropian.

Sulmuesi suedez aktualisht është pjesë e skuadrës së famshme amerikane Los Angeles Galaxy.


37-vjeçari ka folur për mediumin anglez DAZN rreth fituesit të Topit të Artë, Luka Modric.

Ibrahimovic i është gëzuar triumfit të Modricit, që kishte rival kryesor Cristiano Ronaldon, e portugezi nuk është lojtari favorit për suedezin.

“Kam luajtur kundër Modricit kur ishte ai i ri, ndërsa tashmë është një futbollist ekspert”.

Luka Modric. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i lumtur që ai e fitoi ‘Topin e Artë’, si dhe për çmimin më të mirë të FIFA-s pas finales së Kupës së Botës”, u shpreh Ibrahimovic.

Sipas Ibrahimovic nuk ndodh shpesh që një mesfushor të fitojë këto çmime prestigjioze.

“Nuk ka ndodhur shpesh që një futbollist i tillë që luan në mesfushë të fitojë sa shumë çmime. Zakonisht këto çmime fitohen prej sulmuesve ose dikush që ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic. (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

Ish-anëtari i shumë skuadrave të mëdha evropiane si Barcelona, Milan, Inter, Ajax, Juventus, PSG e Manchester United ka treguar se ka gjak kroati, pasi mamaja e tij është nga Kroacia.

“Mamaja ime është kroate dhe unë jam gjysmë kroati. Modric është kroat, dhe kjo më bënë më të lumtur se është gjaku im”, përfundoi Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori