LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Do pensionohem nga Sudia pas Euro 2016

Ibra: Do pensionohem nga Sudia pas Euro 2016

Sulmuesi i njohur, Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se do të pensionohet nga përfaqësuesja e Suedisë pas Euro 2016.

Suedia luan ndaj Belgjikës të mërkurën në mbrëmje, që mund të jetë ndeshja e fundit e Ibrës me këtë kombëtare, që rrezikon eliminimin.


“Ndeshja e fundit e Euros do të jetë e fundit që do të luaj me Suedinë. Nuk do të marr pjesë në Olimpiadë”, ka thënë ai në konferencën para medieve.

“Shpresoj që të zgjatet qëndrimi në Euro. Shpresoj që nesër të mos kem ndeshjen e fundit”, ka shtuar Ibra, transmeton Koha.net.

Suedia luan nesër ndaj Belgjikës dhe në rast të humbjes eliminohet.