LAJMI I FUNDIT:

Dogji bredhin e Vitit të Ri në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, paraburgim ndaj të dyshuarit

Dogji bredhin e Vitit të Ri në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit K.B., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarja dhe mosdurimi”.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se me datën 28.12.2023 ia ka vënë flakën bredhit të Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit.


Djegia e bredhit të Vitit të Ri dhe grafitet “Mos festo festat e jo myslimanëve”, arrestohen katër persona në Han të Elezit
Lexo po ashtu Djegia e bredhit të Vitit të Ri dhe grafitet “Mos festo festat e jo myslimanëve”, arrestohen katër persona në Han të Elezit

Po ashtu, ai kishte vendosur në disa rrugë të qytetit afishe me mbishkrimin “Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht nxit, përhapë urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike, asht që fillimisht siguron materialin adekuat pastaj në shtëpinë e tij përgatitë, dizajnon dhe printon afishet të formatit A4 me përmbajtje: “Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo myslimanëve”. Në mes është bredh i gjelbër i stolisur me drita dhe një X ngjyrë e kuqe, poshtë afishes: “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve”, (Hadith), të cilat disa i shpërndan vet ndërsa disa afishe tjera iu jep dy të miturve, të cilët i shpërndajnë nëpër qytet, poashtu disa afishe i ka shpërndarë afër xhamisë në Kaçanik si dhe nga këto motive edhe ka dëmtuar bredhin e vendosur në sheshin e qytetit duke ia vënë flakën”, thuhet në komunikatën për media.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori