LAJMI I FUNDIT:

Djegia e bredhit të Vitit të Ri dhe grafitet “Mos festo festat e jo myslimanëve”, arrestohen katër persona në Han të Elezit

Djegia e bredhit të Vitit të Ri dhe grafitet “Mos festo festat e jo myslimanëve”, arrestohen katër persona në Han të Elezit

Me datën 28.12.2023, rreth orës 02:23, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri.

Patrulla e policisë kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekip e  zjarrfikësve kishte lokalizuar zjarrin.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte inicuar një rast për hetim “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin ,,Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’ dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Digjet bredhi i Vitit të Ri në Han të Elezit, Ballazhi: Është iniciuar rast për nxitje të urrejtjes fetare
Lexo po ashtu Digjet bredhi i Vitit të Ri në Han të Elezit, Ballazhi: Është iniciuar rast për nxitje të urrejtjes fetare

Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë,  e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë”.

“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit””, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori