LAJMI I FUNDIT:

I prishen frenat në 250 kilometra në orë (Video)

I prishen frenat në 250 kilometra në orë (Video)

Aksidenti i Tim Bellit, profesionist në gara me makina sportive, gjatë javës së kaluar në garën për Continental Tire Sports Car Challenge, ishte mësim për sigurinë e këtyre veturave ditëve të sotme.

Kështu janë shprehur disa ekspertë që panë videon e incizuar brenda veturës në momentin që Bell u aksidentua.


Videoja që është publikuar pas aksidentit, tregon garuesin që nisi garën fuqishëm duke kaluar disa pozita që në fillim. Pasi arrin të pozicionohet mirë në garë, ai shihet teksa provon të shtypë frenat, e megjithatë, vetura nuk ngadalësohej.

Bell bëri punë të mirë duk u larguar nga makinat tjera që të mos pësonte aksident më të madh dhe këtë e bëri teksa ishte duke vozitur me 250 kilometra në orë. Ai u largua nga fusha duke ndërruar drejtimin dhe në momentin që goditi rrethojat e terrenit ishte duke shkuar me 218 kilometra në orë.

Disa sekonda pas aksidentit, Bell largon rripin e sigurisë dhe del nga vetura shëndosh e mirë.

Ekspertët vlerësojnë se sikur të mos ishin pajisjet e sigurisë në veturën garuese, shpëtimi i garuesit do të ishte shumë i vështirë nga fataliteti.

Megjithatë, ata vejnë në pikëpyetje se sa janë të sigurta këto gara duke marrë parasysh faktin se në një shpejtësi të tillë prishja e frenave nuk është normale.