LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën në aksident shqiptarja në Itali

Humb jetën në aksident shqiptarja në Itali

Një grua shqiptare humbi tragjikisht jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Santa Croce Camerina të Siçilisë.


Sipas mediave italiane, viktima është Vilajete Sharka, 67-vjeçe.

Ajo udhëtonte me një makinë Toyota Yaris, kur mjeti u përplas me një Fiat 500L.

Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e tij.