LAJMI I FUNDIT:

Hull City konfirmon se gjendja e Mason ka progres

Hull City konfirmon se gjendja e Mason ka progres

Hull City ka konfirmuar se gjendja e Ryan Mason është duke përmisuar.

Lojtari ende është në spital dhe po mbikëqyret nga afër.


“Mund të konfirmojmë se Ryan Mason po bën një progres fantastik pasi pësoi frakturë në kafkë të dielën ndaj Chelsea. Ai do v0vazhdojë të monitorohet nga stafi i spitalit St Mary edhe në ditët e ardhshme, të cilët do të jenë në kontakt me stafin tonë të mjekëve të cilët do të vlerësojnë progresin e tij”, shkruan klubi anglez.

Hull City ka thënë se do të ketë përditësime të reja në vazhdim në rast se gjendja e Ryan do të ndryshon.

Por, klubi nga Liga Premier ka kërkuar nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e Ryan dhe të familjes së tij teksa ai vazhdon mjekimin ne spital. /Telegrafi/