LAJMI I FUNDIT:

Hugo Loris flet për penalltinë e humbur të Harry Kane: Do t’i duhet kohë, por duhet të jetë krenar

Hugo Loris flet për penalltinë e humbur të Harry Kane: Do t’i duhet kohë, por duhet të jetë krenar

Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Francës në Katar 2022, rezultoi një nga më të bukurat, ku  francezët siguruan kualifikimin tutje fal fitores me rezultat 2-1.

Vendimtare në atë ndeshje rezultoi penalltia e humbur nga Harry Kane, e cila nëse do të ishte realizuar do ta barazonte gjithçka në 2-2.


Atij episodi, tashmë i është rikthyer portieri i Francës, Hugo Lloris i cili aktivizohet së bashku me Kane tek Tottenham.

Portieri francez shprehet se Kane do ta vuajë atë penallti të humbur dhe do t’i duhet kohë që të rikuperojë, megjithatë shton se të gjithë gabojnë nga pika e bardhë.

“Mendoj se Kane i duhet pak pushim, është një moment i vështirë për atë dhe Anglinë. Por, mendoj se ai mund të jetë krenar për atë çfarë i ka dhuruar kombëtares në Kupën e Botës”.

“Në historinë e futbollit janë të shumtë lojtarët që humbasin penallti, kujtoj këtu Messin, Ronaldon dhe Mbappe. Nuk dyshoj se Kane do ta ngrit kokën dhe do të shkëlqej për Tottenhamin dhe kombëtaren”, ka thënë Lloris. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori