LAJMI I FUNDIT:

Katër komuna të LVV-së përfituan nga Qeveria, Hoxha: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk mendojnë si ai

Katër komuna të LVV-së përfituan nga Qeveria, Hoxha: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk mendojnë si ai

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës me 10 gusht të këtij viti ka marrë vendim për shpërndarjen e më shumë se 1 milion 80 mijë eurove për disa projekte nëpër komuna të Kosovës.

Ndër shtatë komunat e përzgjedhura për investime, katër prej tyre janë të qeverisura nga LVV, derisa tri të tjera nga LDK.


Hoxha përmes një shënimi në Facebook thotë se Kurti po iu hakmerret qytetarëve të Kosovës që nuk e votuan në zgjedhjet e fundit lokale.

“Kryeministri KURTI është hakmarrës i të gjithë qytetarëve që nuk mendojnë si ai. Gati se të gjitha komunave që nuk qeverisen nga LVV nuk u ndahet buxhet nga Qeveria KURTI”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Katër komuna të LVV-së përfituese të 1 milion eurove të qeverisë, ankohen të pakënaqurit
Lexo po ashtu Katër komuna të LVV-së përfituese të 1 milion eurove të qeverisë, ankohen të pakënaqurit

Ajo thotë se Kurti nuk po i ndanë paratë e tija por të shtetit.

“Është mirë me i’a kujtu KRYEMINISTRIT KURTI që nuk është t’u i nda parat e LVV-së por të shtetit të Kosovës”.

Edhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti kishte ironizuar me këtë vendim të qeverisë.

“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV.
Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori