LAJMI I FUNDIT:

Hoti nënshkroi deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike

Hoti nënshkroi deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ai ka theksuar se, Qeveria e Republikës se Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.


‘’Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës’’, ka thënë Hoti.

Kryeministrit Hoti ka nënvizuar se me këtë deklaratë mbrohet barazia në mes të gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo veprimi apo sjelljeje që çojnë në cenim të dinjitetit personal të secilit të punësuar në organet e administratës publike.

Kryeministri Hoti ka kërkuar nga organet e administratës publike në Republikën e Kosovës që të promovojnë dhe shpërndajnë këtë politikë si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori