Hoeness: Kemi zhvilluar biseda me Wenger

“Ne jemi përpjekur ta sjellim atë te Bayern Munich disa herë. Edhe para se ai të shkonte në Japoni, Franz Beckenbauer dhe unë shkuam në Nice për të diskutuar me të dhe gjithçka ishte e qartë, por pastaj ai në fund të ditës vendosi të shkojë në Japoni”.
“Ne ishim shumë të befasuar. Nga Japonia ai shkoi te Arsenali dhe gjatë viteve, kurdo që ne kërkonim një trajner të ri, Wenger gjithmonë merrej në konsideratë”.
“Ai është një person serioz, shumë i fuqishëm dhe ka ide shumë të mira për lojën. Ka pasur disa momente kur ne kemi diskutuar emrin e tij gjatë viteve”, ka thënë Hoenes.

Nga
Telegrafi
11/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































