LAJMI I FUNDIT:

HISTORIA E SHKURTËR E NJË IDIOTI

HISTORIA E SHKURTËR E NJË IDIOTI
Xhevdet Bajraj (foto: Agron Shala, 2021)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj (marrë nga Angelus Novus, 2023)

E vetmja dritë në jetën e tij
ishte ajo që i shfaqej kur e hapte
frigoriferin
por edhe ajo një ditë iu fik


Njerëzit i flisnin
por ai ose bëhej i shurdhër
ose i mungonte bateria
aparatit të tij të dëgjimit

Gjithsesi që meritonte respekt
tekefundit
ç’të keqe ka
ai vdiq për idenë
E tash
që idenë e kishte kot së koti
kjo është krejt një çështje tjetër