LAJMI I FUNDIT:

Historia e Cech: E filloi si sulmues i Viktoria Plzenit, u lëndua, skuadra e bëri portier që ta mbronte këmbën e tij dhe kështu krijuan një nga portierët më të mirë të XXI

Historia e Cech: E filloi si sulmues i Viktoria Plzenit, u lëndua, skuadra e bëri portier që ta mbronte këmbën e tij dhe kështu krijuan një nga portierët më të mirë të XXI
Petr Cech gjatë një ndeshje parasezonale të Chelseat në vitin 2004 (Foto: Ben Radford/Getty Images/Guliver)

Qytetarët e Plzenit në Republikën e Çekisë janë krenarë me shumë gjëra, një nga ato është Petr Cech.

Aktualisht portieri i Arsenalit, më i miri në vitin 2005, ishte lindur më 20 maj 1982, në qytetin ku këtë të mërkurë do të luajë Real Madridi i Santiago Solarit, aty ky çekët dhe sllovakët jetojnë brenda një kufiri.

Cech kishte lindur me një kafkë më të dobët se normalja, por përkundër kësaj si një i ri ai ishte lojtar hokeji dhe futbollit, por e çuditshmja në mes tyre është se ai shënonte gola, nuk i priste ashtu siç bën tani.

Kur ishte 10 vjeçar, ai pësoi një lëndim në këmbën e djathtë duke pësuar kështu një frakturë të madhe, gjë që më pas ia ndryshoi jetën. Kështu skuadra vendosi që ta bëjë portier që të mbrojë këmbën e tij sa më shumë që ishte e mundur nga një lëndim tjetër i mundshëm. Duke e bërë këtë, ata krijuan një nga portierët më të mirë të shekullit XXI.

Cech e bëri debutimin e tij më 30 tetor 1999 për Chmel Blsany ndaj Sparta Pragës, por ishte një debutim jo dhe aq i mirë pasi skuadra e tij humbi me rezultat 3-1. Nga aty vazhdoi karrierën te Sparta, Rennes, Chelsea dhe tani te Arsenali dhe gjatë kësaj kohe u paraqit në 123 paraqitje për vendin e tij.

Petr Cech gjatë ndeshjes Francë-Republika e Çekisë (Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

Karriera e tij nuk ishte edhe aq e lehtë, më 14 tetor 2006 ai pësoi një lëndim shumë të rëndë në ndeshjen ndaj Redingit. Stephan Hunt e goditi kafkën e tij të dobët dhe kështu e detyroi në atë kohë portierin e Chelseat të futet në operacion.

Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë në operimin e tij më 15 tetor në Oxford dhe ylli çek iu rikthye prapë fushës së blertë.

Një tjetër hero i Çekisë është Pavel Nedved, i cili erdhi nga akademia e Viktoria Plzen, pastaj vazhdoi tek Dukla, Sparta Praga, Lazio dhe në fund te Juventusi.

Plzen nuk është vetëm një qytet i bukur, por edhe ‘fabrikë’ e lojtarëve si Cech e Nedved. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori