LAJMI I FUNDIT:

Hiri i fizikanit Stephen Hawking varroset në Londër

Hiri i fizikanit Stephen Hawking varroset në Londër

Hiri i fizikanit britanik, Stephen Hawking është varrosur afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë, në një ceremoni me rreth 1,000 persona në Londër.

Mbetjet e Hawking, që ka vdekur në muajin mars në moshën 76 vjeçare nga një formë të rrallë e sëmundjes së qelizave nervore, janë vendosur afër varrit të Charles Darwin dhe atij të Isaac Newton.


Fizikani ka kaluar jetën e tij në karrocë duke studiuar origjinën e universit derisa për të folur ka përdorur sintetizues të zërit.

Një ceremoni private e funeralit të tij është mbajtur në Kembrixh në muajin mars, përcjell Telegrafi.

Të gjesh provën e ekzistencës së universeve të tjera

Kjo ishte sfida e fundit e lëshuar nga fizikani Stephen Hawking, që pak ditë para se të vdiste i kishte dorëzuar një studim të ri një reviste të rëndësishme shkencore në të cilën hedh bazat matematike të kësaj sipërmarrjeje bashkë me Thomas Hertog, fizikan në Universitetin Katolik të Luvenit në Belgjikë.

“Ky ishte Stephen. Të shkosh me guxim atje ku Star Trek nuk guxoi. Është nominuar shpesh herë për çmimin Nobel dhe duhej ta kishte fituar. Tani nuk mundet më (çmimi nuk i jepet një personi që ka vdekur)”, tregon Hertog.

Punimi i fundit i Hawkingut titullohet “A Smooth Exit from Eternal Inflation?”, që bazohet në modelin e ashtuquajtur “inflacioni i përjetshëm”, që përkon me teorinë e shumë universeve.

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori