LAJMI I FUNDIT:

“Hireath” – malli për shtëpinë që nuk ka ekzistuar kurrë, Alban Ramosaj: Ju prezantoj triologjinë time të veçantë

“Hireath” – malli për shtëpinë që nuk ka ekzistuar kurrë, Alban Ramosaj: Ju prezantoj triologjinë time të veçantë
Foto: Alban Ramosaj gjatë xhirimeve të klipit të ri "A thu pse"

Me zë unik dhe i veçantë në stil – është ky këngëtari i njohur Alban Ramosaj, i cili do të sjellë së shpejti për fansat projektin e tij më të ri muzikor “A thu pse”.

Kjo këngë vjen si vazhdimësi e këngës shumë të suksesshme “Ike”, të cilën këngëtari e solli dhe muaj më parë, dhe është kënga e dytë e triologjisë “Hireath”, një projekt vërtet i veçantë i artistit.


Në një intervistë për Telegrafin, Ramosaj ka folur rreth këngës së re shumë të veçantë, e cila ka një tematikë interesante.

“Kënga “A thua pse” është pjesa e dytë e triologjisë “Hireath”, një projekt ku kam trajtuar një periudhë melankolike timen. Klipi është xhirtuar me të njëjtin produksion si pjesën e parë të trologjisë. Kam punuar me regjisorin Artemis Hajdini për regjinë dhe skenarin e këtyre klipeve. Kënga është produksion i DJ Vikit nga studio ‘Threedots’, ndërsa muzikën dhe tekstin e kam shkruar vet unë”, tha Alban Ramosaj për Telegrafin.

“Hireath” ka një histori interesante gjatë realizimit, pasi si këngë ato janë realizuar disa vite përpara nga vet këngëtari, kështu të paktën bën të ditur ai në vazhdimin e bisedës për Telegrafin.

“Siç e thash edhe më lartë, është një periudhë melankolike e përjetuar të cilën e kam ndarë në tri pjesë, në tri këngë më saktësisht. Muzikën dhe tekstin ua kam realizuar para disa vitesh”, thotë Ramosaj.

Fotografi nga xhirimet e klipit “A thu pse” (Foto: Alban Ramosaj/Instagram)

Por çfarë do të thotë “Hireath”? – Një emër interesant dhe i padëgjuar, por që kuptimin e tij këngëtari vendosi ta tregojë tutje përgjatë bisedës.

“”Hireath” do të thotë “Një mall për një shtëpi që mbase nuk ka ekzistuar kurrë, një nostalgji për të shkuarën”. Në parim, shkruaj këngë me dëshirën për të shfryer emocionet dhe fjalët që i kam të akumuluara”, tha tutje Alban Ramosaj për Telegrafin.

Këngëtari i cili në çdo paraqitje të tij është shumë i veçantë në stil, njëlloj do të vijë edhe në klipin e ri të këngës “A thu pse”, xhirimet e të cilit përfunduan para pak ditësh.

Ramosaj thotë se ky klip do të jetë pak më special, pasi këtë radhë ndryshe nga projekti i parë i triologjisë, klipi është xhiruar në Shqipëri.

“Këtë radhë ndryshe nga pjesa e parë, e cila ishte xhiruar në Milano të Italisë, mendova të kryhej çdo xhirim në vendin k unë jetoj, në Shqipëri”, tha Albani.

Këngëtari Ramosaj zgjedh bregdetin shqiptar për xhirimet e klipit të ri (Foto: Alban Ramosaj/Instagram)

Në përfundimin e bisedës, artisti i shumë-talentuar tregoi se pas këngës “A thu pse” ka për synim finalizimin e triologjisë “Hireath”, e cila do të pasohet me këngën e fundit që vjen pas kësaj që do ta lansojë së shpejti.

“Pas këtij klipi do të publikohet edhe pjesa finale e triologjisë, e cila titullohet “Ëndrrat e mia”, por sigurisht kemi kohë deri atëherë, sa të lansoj njëherë këngën e re “A thu pse”, përfundoi Alban Ramosaj për Telegrafin.

Ndërkohë, Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit të ri “A thu pse” të Alban Ramosajt, të kryera në bregdetin e Shqipërisë.

Paraqitje me stil e skena ‘të nxehta’ nuk do të mungojnë në pjesën e dytë dhe shumë të veçantë të triologjisë “Hireath”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori