LAJMI I FUNDIT:

Hipi mbi makinën në lëvizje, si ndodhi sfida në Tik Tok që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali

Hipi mbi makinën në lëvizje, si ndodhi sfida në Tik Tok që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali

Një sfidë në rrjetin social Tik Tok i ka marrë jetën një 18-vjeçari shqiptar në Itali. Lorenzo Pjetrushi ndërroi jetë në spital 9 ditë pasi ai u aksidentua teksa ishte duke regjistruar një video për rrjete sociale.

I riu shqiptar u përplas nga një automjet në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo më 20 janar.


Sipas asaj që raporton portali Today.it sipas Euronews Albania, i riu shqiptar ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij.

Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka për djalin që kishte ditëlindjen dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në kofanon e makinës teksa kjo e fundit drejtohet nga i afërmi.

Mirëpo, shakaja përfundoi në tragjedi dhe 18-vjeçari u rrëzua në mënyrë tragjike përtokë, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Sipas hetimeve, Pjetrushi u rrëzua pasi humbi ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij.

Miqtë dhe familja lajmëruan menjëherë autoambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në spitalin Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditësh në kujdes intensiv i riu shqiptar nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mediat italiane shkruajnë se çështja tani mund të ketë implikime kriminale me Zyrën e Prokurorit të Trevisos që mund të hapë një hetim.

Në fakt, policia ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

“Ka një pikëllim të madh në komunitet për këtë episod shumë të dhimbshëm”, komentoi kryebashkiaku i Ormelle, Andrea Manente, i cili shpreh ngushëllimet për miqtë dhe të afërmit e viktimës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori