Napoli ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 kundër skuadrës së Frosinones.

Mysafirët ia vështirësuan vetit qysh në minutën e 13 kur Gori ndëshkohet me karton të kuq për shkak të sjelljes jo sportive, raporton Koha.net.

Më pas Napoli gjithçka e kishte më të lehtë. Golin e parë e shënoi Hamsik në minutën e 44.

Dhe më pas Gonzalo Higuain shënoi tre gola në minutat 52, 62 dhe 71. Ai me këtë rast ka thyer edhe një rekord në Serie A, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të ligës me 36 gola.

Ai e ka kaluar ish-lojtarin e Milanit, Gunnar Nordahl, i cili në sezonin 1949-50 kishte shënuar 35 gola.

Me këtë fitore Napoli arrin në kuotën e 82 pikëve, dhe mban vendin e dytë.