LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti për 1/8-tën e Ligës së Evropës, nuk mungojnë ndeshjet interesante

Hidhet shorti për 1/8-tën e Ligës së Evropës, nuk mungojnë ndeshjet interesante

Në Nyon të Zvicrës tashmë është hedhur shorti dhe janë mësuar çiftet për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Klubet si Eintracht Frankfurt, Galatasaray, Bayer Leverkusen, Crvena Zvezda, Lyon, Monaco, Spartak Moska, West Ham, Atalanta, RB Leipzig, Porto, Sevilla, Barcelona, Braga, Rangers dhe Real Betis i kanë mësuar kundërshtarët.


Sikurse në ndeshjet e “Play-Off”-it edhe në këtë fazë nuk mungojnë përballjet interesante, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ndeshjet më e forta të kësaj faze padyshim se llogariten të jenë ato mes Barcelona-Galatasaray, Porto-Lyon dhe Sevilla-West Ham.

Ndeshje tjera interesante janë edhe ato në mes të Atalanta-Leverkusen, Braga-Monaco dhe RB Leipzig-Spartak Moska.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 15 maj në Ramos Sanchez Pizujan të Sevillas.

Më poshtë keni të gjitha çiftet e raundit të 16-të apo fazës së 1/8-tës.

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës

Rangers – Crvena Zvezda

Braga – Monaco 

Porto – Lyon

Atalanta – Leverkusen

Sevilla – West Ham 

Barcelona – Galatasaray 

RB Leipzig – Spartak Moska

Real Betis – Eintracht Frankfurt

/Telegrafi/