LAJMI I FUNDIT:

Heynckes: Neuer fillon stërvitjet brenda dy javëve

Heynckes: Neuer fillon stërvitjet brenda dy javëve

Një nga portierët më të mirë në botë, Manuel Neuer do të kthehet në terren në muajin prill.

Kështu së paku ka konfirmuar trajneri bavarez Jupp Heynckes, i cili ka folur për mediat gjermane.


Ai ishte në televizionin ZDF të Gjermanisë, pas fitores së Bayernit kundër Besiktasit me rezultat 3-1 dhe arritjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke zbuluar se Neuer aktualisht është gatshëm 80 për qind dhe do të rikthehet jo më vonë se muaji i ardhshëm.

Manuel Neuer

Praktikisht do të thotë se Bayern Munich dhe skuadra gjermane do të jenë të kompletuar për fazën finalen të Ligës së Kampionëve, por edhe për botërorin në Rusi, që është shumë më i rëndësishëm, ku ‘Pancerat’ do të përpiqen të mbrojnë titullin.

Neuer i ka thyer tre herë eshtrat e këmbës së djathtë në 12 muajt e fundit, ku ka luajtur vetëm tre ndeshje gjatë muajit gusht.

Theksojmë se mungesa e portierit nuk ishte ndjerë shumë në klub apo në ekipin kombëtar, pasi Sven Urlich dhe Mark-Andre Ter Stegen e zëvendësuan shumë mirë.

Ndryshe, 31-vjeçari deri më tani ka fituar pesë tituj të Bundesligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori