LAJMI I FUNDIT:

Hetemaj drejt transferimit te Parma

Hetemaj drejt transferimit te Parma
BOLOGNA, ITALY - MAY 13: Perparim Hetemaj of AC Chievo Verona in action during the serie A match between Bologna FC and AC Chievo Verona at Stadio Renato Dall'Ara on May 13, 2018 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Mesfushori shqiptar Përparim Hetemaj së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Hetemaj ka mbetur futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Chievon ka skaduar me përfundim të stinorit në Serie A.

Klubi italian i ka ofruar kontratë të re tri vjeçare Hetemajt.

Por drenicasi ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të vazhdoj me Chievon.

Së fundmi në garë për mesfushorin nga Kosova është futur skuadra e madhe italiane Parma.

Përparim Hetemaj (Getty Images)

Të rikthyer në elitën e futbollit italian, Parma synon të ndërtojë një skuadër stabile dhe e shohin Hetemajn si futbollist ideal për ta.

Sipas mediave italiane 31-vjeçari ka biseduar me klubin dhe ka gjasa të mira t’i bashkohet ish-skuadrës fituese të UEFA kupës.

Këtë edicion në Serie A, Hetemaj është aktivizuar në 32 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.

Hetemaj është pjesë e Chievos që nga edicioni 2011-12.

Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera si Helsinki, Twente, AEK dhe Brescia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori