LAJMI I FUNDIT:

Henry: Mbappe ka diçka speciale

Henry: Mbappe ka diçka speciale

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka folur për yllin i Monacos Kylian Mbappe.

Ish-sulmuesi i Topçinjve dhe Barcelonës duke thënë se Mbappe është special ia ka sugjeruar 18-vjeçarin skuadrës londineze.


“E kam takuar, e kam parë që është special, respektues dhe dikush që dëshiron të mëson”, ka thënë Henry për RMC Sports.

“Kur e pash për herë të parë ndaj Tottenhamit në Ligën e Evropës, menjëherë posa e vërejta thash: kush është ai?”.

“Ai kërkonte topin, mund të driblonte, gjuante, e donte topin. Dëshira ishte atje, Mbappe ka diçka speciale, të jemi të ndershëm”, ka shtuar për fund francezi. /Telegrafi/