Ish-futbollistët e njohur, tani ekspertë të futbollit, Thierry Henry dhe Jamie Carragher këmbëngulin se Alexis Sanchez nuk e meritonte të përjashtohej me të kuq në ndeshjen e mbrëmshme (e mërkurë) të Interit kundër Liverpoolit.

Sanchez, i cili ishte ndëshkuar me të verdhë në pjesën e parë për një ndërhyrje të pamatur ndaj Thiago Alcantaras, iu dha një tjetër kartonë vetëm një minutë pasi Lautaro Martinez shënoi gol për t’i dhënë Interit shpresën për një rikthim.

Megjithatë, fitorja 1-0 e pa Interin të eliminohet nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1.

33-vjeçari fitoi topin, por në vazhdim e kapi këmbën e mesfushorin Fabinho dhe iu tregua kartoni i kuq nga gjyqtari, i cili e largoi nga loja.

Wenger pretendon se Fabinho "mashtroi" tek ndërhyrja, për të përjashtuar Sanchezin Wenger pretendon se Fabinho "mashtroi" tek ndërhyrja, për të përjashtuar Sanchezin

Pas ndeshjes, ekspertët e CBS Sport, Thierry Henry dhe Jamie Carrgher ranë dakord se ndëshkimi Sanchezit ishte për të ardhur keq.

“Më vjen keq. Nëse keni luajtur futboll e kuptoni se nuk ishte dhe mendoj se nganjëherë gjyqtari thjesht e ndjek librin e udhëzimeve”.

“Çfarë duhet të bësh? Ai e merr topin, këmba jote do të ngrihet lart sepse po e largon topin”.

“Ne shohim në rikthim me shpejtësi të plotë që ju nuk keni kohë për të hequr këmbën duke e larguar topin. Nëse gjyqtari luan futboll, kjo nuk është e verdhë”, ka thënë Henry.

“Ndonjëherë një faull apo situatë e tillë ku unë ndoshta kam më pak simpati ishte nëse Alexis do ta fitonte topin me thumbat e tij. Ai nuk e fiton topin me thumba, ai e fiton me këmbën e tij që duhet të shkojë diku”.

“Nuk është edhe aq lart këmba, është në kyçin e këmbës apo në këpucë. Ndoshta është thjesht një faull dhe kjo është e diskutueshme”.

“Fakti që ai hyri në këpucën e tij nuk është afër një kartoni të verdhë, por ju mund të argumentoni se dy faullet së bashku janë ndoshta një karton i kuq”, ka thënë Carragher.

Ndryshe, edhe Arsene Ëenger ka deklaruar se kartoni i Sanchezit erdhi pasi Fabinho ‘mashtroi’. /Telegrafi/