LAJMI I FUNDIT:

Henrik Sirko i Golden Eagle Yllit, MVP i xhiros së 18-të

Henrik Sirko i Golden Eagle Yllit, MVP i xhiros së 18-të
(Foto: basketbolli.com)

Java e 18-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, solli shumë ndeshje interesante në elitë.

Pavarësisht se kishte shumë përballje interesante, takimi më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, që përfundoi me fitoren e skuadrës therandase 85-79. Basketbollisti më i mirë në parket ishte Henrik Sirko. Qendra kroate e përfundoi ndeshjen 29 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.


Sfidën e rivalëve të vjetër ndërmjet Trepçës dhe Pejës, e fituan mitrovicasit 96:81, ku u dallua dyshja Amin Hot dhe Drilon Hajrizi. Hot kishte statistika prej 18 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Hajrizi ndaj ish-skuadrës së tij realizoi 21 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Rahoveci ndaj Bashkimit 86-67, ku më i miri ishte Musab Mala me dyshifror të trefishtë: 15 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime, në njërën nga ndeshjet më të mira të tij në këtë edicion.

Prizreni 16 realizoi fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 111-74. Te prizrenasit si zakonisht u dallua organizatori Ivan Koljeviq, që ndaj Dritës realizoi 23 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 29 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Amin Hot (Trepça) 18 pikë, 7 kërcime, 5 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 21 pikë, 7 kërcime, 4 asistime

Musab Mala (Rahoveci) 15 pikë, 12 kërcime, 14 asistime

Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 23 pikë, 6 kërcime, 11 asistime


Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori