LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, Kosova U-19 në konkurrencën e femrave pëson humbje të ngushtë nga Maqedonia e Veriut

Hendboll, Kosova U-19 në konkurrencën e femrave pëson humbje të ngushtë nga Maqedonia e Veriut
(Foto: kosovahandball.info)

Epërsia 7-0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Përfaqësuesen e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave, për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën skuadra jonë humbi me rezultat të ngushtë, 31-30, në ndeshjen për plasman përfundimtar.

Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7-0 e më pas edhe 9-1. Por në minutën e 27-të rezultati u barazua në 11-11 e më pas lojtaret e Maqedonisë së Veriut kaluan në epërsi. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14-12 për Maqedoninë e Veriut.

Në të dytën ia dolëm të barazojmë rezultatin tri herë, por më pas mbetëm prapa me rezultat për dy-tri gola. Përkundër përpjekjeve maksimale të vajzave tona, ndeshja u humb me rezultat 31-30, thuhet në njoftimin e kosovahandball.info.

Te Kosova U-19 ka ndikuar mungesa e përvojës e po ashtu lëndimi i lojtares Sara Rexhepi. Rina Rexhepi ishte e pandalshme në sulm duke shënuar 18 gola, disa prej të cilëve shumë të bukur. Veronika Kastrati shënoi pesë gola, Vlera Kelmendi katër gola, Sara Rexhepi dy e Elisa Mulaj një. Me formë të mirë në momente është dalluar edhe portierja Leonita Gashi.

Kosova e përmbyll evropianin të dielën paradite kur luan ndaj Gjeorgjisë për vend të shtatë.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori