LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Kastrioti fitoi derbin në Mitrovicë, kthehet në vend të tretë

Hendboll: Kastrioti fitoi derbin në Mitrovicë, kthehet në vend të tretë
(Foto: kosovahandball.info/Elvir Behrami)

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Kastrioti e mposhti Trepçën vendase me rezultat 29-19.

Ndeshja me ritëm të lartë, por edhe me gabime, u dominua plotësisht nga ferizajasit që e deshën më shumë fitoren dhe u angazhuan dukshëm më tepër se vendasit. Që në pjesën e parë Kastrioti, falë angazhimit, krijoi epërsi bindëse, 17-11. Në pjesën e dytë epërsia e Kastriotit nuk është rrezikuar asnjëherë.


Aldi Rudari ishte më efikasi te Kastrioti me plot 12 gola. Festim Mustafa shënoi pesë herë, ndërsa kontribut dhanë të gjithë lojtarët që fituan rastin. Në lojën e Trepçës pati shumë lëshime.

Kastrioti me fitore del në vendin e tretë duke zëvendësuar pikërisht Trepçën. Trepça bie në vendin e katërt me 21 pikë nga 19 ndeshje. Kastrioti i ka 22 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje e javës së parë të Superligës A, përkatësisht e xhiros së 19-të kampionale. Prishtina pa telashe ka fituar ndaj Drenicës, me rezultat 48-22. Prishtina është e dyta me 31 pikë kurse Drenica e pesta me 16 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori