0Shares

Eden Hazard ka deklaruar se ai nuk do të largohet nga klubi londinez, Chelsea, në afatin kalimtar të janarit.

Ylli i Belgjikës kërkohet nga Real Madridi, pasi Kampionët Evropianë kanë katër ndeshje radhazi pa shënuar gol.

Hazard po shqyrton një kontratë të re me ekipin nga Stamford Bridge, që do ta shohë atë të fitojë një marrëveshje me pagë 300 mijë eurosh në javë.

Florentino Perez e do një përforcim të madh në janar, Icardi ose Hazard te Real Madridi Florentino Perez e do një përforcim të madh në janar, Icardi ose Hazard te Real Madridi

Dhe duket se klubi do të ketë kohë të lidhë një marrëveshje pasi 27-vjeçari pranoi se nuk do të largohet gjatë janarit, por do të qëndëroj së paku deri në fund të sezonit.

Eden Hazard (Foto: Goal.com)

Kur u pyet nëse ai mund të largohej nga Chelsea në janar, ai u përgjigj: “Jo”.

Por, ai bëri shaka se ai “ka nevojë të shkojë” në Spanjë nëse i duhet një shans për të fituar Topin e Artë.

Eden Hazard dhe 15 lojtarët që e kishin ëndërruar Realin që nga fëmijëria Eden Hazard dhe 15 lojtarët që e kishin ëndërruar Realin që nga fëmijëria

“Kjo është arsyeja pse unë dua të shkoj për të luajtur në Spanjë]. Por, jo [jo në janar]”, ka thënë Hazard.

Ndryshe, Hazard e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin me Blutë e Chelseat, pasi deri më tani ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)