LAJMI I FUNDIT:

Hazard kthehet në objektivin të Barcelonës, rivalitet me Real Madridin për belgun

Hazard kthehet në objektivin të Barcelonës, rivalitet me Real Madridin për belgun
LONDON, ENGLAND - MAY 09: Eden Hazard of Chelsea during the Premier League match between Chelsea and Huddersfield Town at Stamford Bridge on May 9, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Eden Hazard është kthyer në objektiv primar të Barcelonës për këtë verë, që kërkohet që një kohë të gjatë edhe nga Real Madridi .

Katalunasit kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku nuk do të mungojnë blerjet.


Barcelona sapo ka nënshkruar marrëveshje me brazilianin Arthur Melo, si zëvenësues të Andres Iniestas dhe Paulinho.

Skuadrat dhe ligat me më së shumti lojtarë në gjysmëfinale të Botërorit 'Rusia 2018'
Lexo po ashtu Skuadrat dhe ligat me më së shumti lojtarë në gjysmëfinale të Botërorit 'Rusia 2018'

Dyshja janë larguar drejt Japonisë dhe Kinës.

Pasi që dështoi në nënshkruajë me Antoine Griezmann, klubi vazhdo të kërkojë një lojtarë të profilit të lart që luan në krah të sulmit.

Eden Hazard te Chelsea (Getty Images)

Blegu Eden Hazard padyshim i plotëson të gjitha kriteret dhe Barcelona është vënë seriozisht pas tij.

Me Hazard në skuadër, Barcelona do të kthehej në njërin prej klubeve më të frikshme.

Chelsea mund ta humbas Hazardin (Getty Images)

Për Hazard tash e disa vjet Real Madridi ka interesim të madh për të dhe pritet që këtë verë të ketë rivalitet të madh mes palëve. /Telegrafi/