Hazard gjithnjë e më afër Realit

239:"LEICESTER, ENGLAND - MAY 12: Eden Hazard of Chelsea in action during the Premier League match between Leicester City and Chelsea FC at The King Power Stadium on May 12, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images) 12:"Getty Images

Chelsea nuk do ta ndalojë Eden Hazardin që të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar veror.
Në fakt, ndeshja e fundit e belgut me Blutë pritet të jetë ajo e finales së Ligës së Evropës që luhet më 29 maj ndaj Arsenalit.

Më pas Hazard do të përshëndetet me klubin dhe do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, transmeton KP.
Destinacioni i radhës për futbollistin ofensiv është Real Madridi, klub që pritet të paguajë 100 milionë euro për transferimin e belgut.
Vetë Hazard disa herë e ka përsëritur dëshirën e tij për të luajtur me Realin dhe këtë herë ëndrra e tij duket se do të bëhet realitet.

Nga
Telegrafi
21/05/2019




































