Eden Hazard e pranoi në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Club Brugge, se i duhet të përmirësohet dhe të jap më shumë te Real Madridi.

Zinedine Zidane tha se edhe vetë ka pasur një fillim më të ngadaltë te Los Blancos.

MARCA i ka radhitur blerjet e shkëlqyera të epokës Florentino Perez dhe mënyrën sesi ata e filluan karrierën e tyre te Real Madridi.

LUIS FIGO

Galaktiku i parë i Perezit shënoi gol në debutimin e tij kundër Valencias dhe bëri katër asistime në këtë fazë.

Ai e nisi me katër fitore (kundër Valencisë, Spartak Moskës, Athletic Bilbaos dhe Bayer Leverkusen) dhe tre barazime (CP Sporting, Malaga dhe Racing Santander).

ZINEDINE ZIDANE

Francezi i humbi katër ndeshjet e para te Real Madridi, për shkak të një dënimi që e mori kur ishte lojtar i Juventusit.

Sidoqoftë, deri në fund të shtatorit, ai kishte shënuar tre gola (kundër Real Betis, Espanyol dhe Real Valladolid) dhe dha një asistim (në Superkupën e Spanjës kundër Zaragoza), ndërsa skuadra ishte mposhtur dy herë kundër Valencias dhe Real Betis.

LUIS NAZARIO DA LIMA RONALDO

Ylli brazilian nuk kishte debutuar në këtë kohë, pasi ai u bashkua në ditët e fundit të afatit të afatit kalimtar të verës dhe ishte jashtë formës pasi fitoi Kupën e Botës me Brazilin.

Në debutimin e tij, në tetor, ai e nisi nga banka rezervë për të shënuar një gol kundër Alaves, por iu desh edhe një muaj tjetër për të shënuar golin e tij të radhës, ndaj Rayo Vallecanos.

DAVID BECKHAM

Deri në fund të shtatorit, ai kishte shënuar tre gola dhe asistoi pesë herë, duke grumbulluar pesë fitore, një barazim dhe dy humbje.

MICHAEL OWEN

Në këtë fazë ai kishte luajtur vetëm katër ndeshje, ku nuk arriti ta fusë topin në rrjetë, megjithëse dha një asistim në një ndeshje kundër Real Mallorca.

Goli i tij i parë erdhi deri më 19 tetor, kundër Dynamo Kiev.

CRISTIANO RONALDO

Ai shënoi nëntë gola dhe dha një asistencë në muajin e tij të parë si lojtar i Real Madrid, përpara se të lëndohej kundër Marseille.

KAKA

Megjithëse aventura e tij shkoi keq në përgjithësi, ai e nisi karrierën e tij te Real Madridit me tre gola dhe tre asistime në muajin e parë.

KARIM BENZEMA

Francezi shënoi tre gola dhe asistoi dy të tjerë në vetëm pesë ndeshje në fillimin e karrierës së tij me Real Madridin.

Edhe pse ardhjet e Kaka dhe Cristianos në të njëjtën verë vodhën vëmendjen, Benzema regjistroi numra pozitivë.

GARETH BALE

Ai nënshkroi në ditën e fundit të afatit kalimtar, me dy ndeshje që kishin kaluar në La Liga. Bale nuk luajti në asnjë ndeshje deri në fund të shtatorit.

Ai shënoi, megjithatë, në debutimin e tij zyrtar me Los Blancos kundër Villarreal.

JAMES RODRÍGUEZ

Kolumbiani shënoi tre gola dhe dha disa asistime deri në fund të shtatorit në sezonin e tij të debutues.

EDEN HAZARD

Deri më tani, ai ka vetëm katër ndeshje zyrtare, pasi ka luajtur 30 minuta në fitoren 3-2 kundër Levante, 70 minuta në humbjen 3-0 kundër Paris Saint-Germain, një ndeshje praktikisht e plotë kundër Sevilla dhe 76 minuta në derbi kundër Atletico Madrid.

Ai ende nuk ka shënuar asnjë gol dhe së bashku me të në fushë Real Madrid ka shënuar vetëm një herë, falë Karim Benzema në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan. /Telegrafi/