LAJMI I FUNDIT:

Hasan Hyseni, “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Hasan Hyseni, “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës
Foto: Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova/Facebook

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, pas çdo xhiroje ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS” për lojtarin më të mirë.

Ky çmim për xhiron e 25-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Malisheva, Hasan Hyseni.


Mesfushori i majtë 24-vjeçar në radhët e KF Malisheva realizoi një supergol në fitoren tejet të rëndësishme që skuadra e tij e arriti si mysafire ndaj Drenicës, me shifrat 3:2.

Ai realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutat e fundit të pjesës së parë, me një gjuajtje të fortë nga një distancë e largët, teksa u dallua edhe për kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, ndonëse fusha e lojës ishte e rënduar për shkak të reshjeve.

Pas kësaj fitoreje Malisheva e stabilizoi pozitën e saj në elitë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Drenica e Prishtina.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Malisheva, Hasan Hyseni e ndau Bekim Kilaj, senior specialist në BKT.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori