LAJMI I FUNDIT:

I harruar nga të gjithë, Dani Alves befason me postimin në Instagram

I harruar nga të gjithë, Dani Alves befason me postimin në Instagram

Ish-futbollisti Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari për përdhunimin e dyshuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit 2022.

Që atëherë, braziliani nuk kishte pasur qasje në rrjetet sociale.


Këtë të premte, ish-lojtari i Barcelonës ka habitur të gjithë ndjekësit e në Instagram, kur ka publikuar një mesazh enigmatik kushtuar vajzës së tij, Victoria Alves, përmes një storie.

Vizitori i vetëm që shkon ta takojë Dani Alvesin në burg - të tjerët e kanë braktisur
Lexo po ashtu Vizitori i vetëm që shkon ta takojë Dani Alvesin në burg - të tjerët e kanë braktisur

“Pavarësisht se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ka shkruar braziliani, duke etiketuar profilin e vajzës së tij, i cili është privat për më shumë se 500 ndjekësit që ai ka në të.

Megjithatë, prania e tij e papritur në rrjetet sociale nuk u ndal me kaq.

Rëndohet gjendja e Dani Alvesit - ka bërë kërkesë të dhimbshme ndaj gardianëve të burgut
Lexo po ashtu Rëndohet gjendja e Dani Alvesit - ka bërë kërkesë të dhimbshme ndaj gardianëve të burgut

Dani Alves ka ndarë edhe dy imazhe krejtësisht të zeza pa tekst, duke i lënë vend interpretimit të secilit person.

Hera e fundit që dikush dëgjoi për një mesazh nga sportisti ishte ajo letër që ai i shkroi me dorë Joana Sanz, gruas së tij, pak më shumë se një muaj më parë. /Telegrafi/