LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa!

Haradinaj: Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa!
Foto: Facebook

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe për regjisoren e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Producentja, e cila vdiq javën e kaluar, ishte duke u trajtuar në një spital në Londër pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore për më shumë se një vit.


Haradinaj në një postim të shpërndarë në rrjete sociale theksoi se do t’i ruajë kujtimet më të mira me të ndjerën.

Foto: Screenshot/Facebook

“Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa”, tha ai.

Nisin homazhet për regjisoren Vjosa Berisha
Lexo po ashtu Nisin homazhet për regjisoren Vjosa Berisha

Përveç kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, homazhe për Berishën ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe shumë figura të tjera politike e të artit.

Foto: Telegrafi

Producentja ishte pjesë e kinematografisë kosovare prej 20 vitesh, gjersa realizoi projekte të shumta.

Ajo ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare duke lënë pas nja bagazh të madh artistik. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi