Christina Aguilera shkëmben momente të rralla romantike në publik me të fejuarin e saj Matthew Rutler

Christina Aguilera shkëmbeu një moment të rrallë dashurie në publik me të fejuarin e saj prej shumë vitesh, Matthew Rutler, gjatë fundjavës.
Çifti, i cili është i fejuar prej më shumë se një dekade, u shfaq plot buzëqeshje teksa mori pjesë në një festë të organizuar në Sartiano's në New York nga themeluesi i Raising Cane’s, Todd Graves.
Aguilera, 45 vjeçe, dhe Rutler, 41 vjeç, dukeshin më të dashuruar se kurrë, ndërsa u përqafuan në një divan gjatë eventit.

Në një moment, Aguilera dhe Rutler realizuan edhe një fotografi me vokalistin e The Rolling Stones, Mick Jagger.
Rutler, ish-asistent produksioni, zakonisht qëndron larg vëmendjes së publikut, por kohët e fundit është shfaqur më shpesh në krah të partneres së tij, yllit të muzikës pop.

Në prill, çifti mori pjesë së bashku në ceremoninë e 12-të të Breakthrough Prize dhe madje shkëmbyen edhe një puthje në tapetin e kuq.
Para kësaj paraqitjeje, Rutler nuk kishte ecur në tapetin e kuq me këngëtaren e hitit Ain't No Other Man për një vit.
Edhe pse janë të fejuar prej më shumë se dhjetë vitesh, Aguilera ka deklaruar më herët se nuk kanë aspak nxitim për t'u martuar.
"Pasi sapo jemi zhvendosur në një shtëpi të mrekullueshme, të cilën e quajmë 'strehë', kemi sjellë në jetë një fëmijë dhe tani jam shumë e emocionuar që po i rikthehem punës, kam shumë angazhime dhe nuk kam nxitim të caktoj një datë martese," tha ajo për revistën People në vitin 2015.

"Dua ta planifikoj dhe ta shijoj atë moment, pa u ndier nën presion."
Në vitin 2021, Aguilera i kushtoi Rutlerit një postim plot dashuri në Instagram, megjithëse nuk përmendi fare fejesën e tyre të gjatë.
"Ti vazhdon të më mahnisësh me përkushtimin, ambicien dhe punën tënde të palodhur, ndërsa je një prind dhe partner i përkushtuar, i dashur dhe i kujdesshëm," shkroi ajo.

"Ti gjithmonë përpiqesh të bëhesh më i mirë dhe nuk kënaqesh kurrë me më pak. Nga të qenit një baba i mrekullueshëm deri te një biznesmen i jashtëzakonshëm dhe vizionar, çdo ditë sjell ide të reja dhe i realizon ato."
Më pas, ajo e vlerësoi edhe për themelimin e kompanisë MasterClass, një platformë që ofron kurse dhe seminare edukative të zhvilluara nga ekspertë të fushave të ndryshme.













































