LAJMI I FUNDIT:

Hapet një rrugë e re për kualifikim në EURO 2024 për Kosovën, ja se si mund të bëhet ‘ëndrra’ realitet

Hapet një rrugë e re për kualifikim në EURO 2024 për Kosovën, ja se si mund të bëhet ‘ëndrra’ realitet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ‘dëshproi’ me rezultate në kualifikimet për EURO 2024 duke mos i përmbushur pritshmëritë të cilat ishin mjaft të mëdha nga tifozët.

Ndonëse me një ndeshje më pak të zhvilluar pas suspendimit të ndeshjes ndaj Izraelit për shkak të luftës, Kosova edhe matematikisht ka humbur mundësinë që të kualifikohet në EURO 2024 përmes këtij cikli.


Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Kosova e gjen veten si e katërta në grupin I me vetëm shtatë pikë të tubuara, nëntë më pak se lideri Rumania dhe tetë më pak se Zvicra në vendin e dytë që tashmë ka siguruar kualifikimin.

Sidoqoftë, një rrugë e re është hapur për t’u kualifikuar në këtë Evropian, ani pse asgjë nuk është në duart e Kosovës.

Tashmë dihet se 20 ekipe kualifikohen në Evropian përmes ciklit kualifikues, teksa Gjermania si vend nikoqir kualifikohet direkt.

Tri vendet e mbetura pa plotësuar për në Evropian do të përcaktohen nga edicioni 2022/2023 i Ligës së Kombeve.

Nga një ekip prej secilës ligë (A, B dhe C) do të ketë mundësinë të kualifikohet në Kampionatin Evropian, ndërsa paraprakisht katër fituesit e grupeve në secilën prej këtyre ligave kualifikohen në play-off.

“Nder dhe krenari ta përfaqësosh vendin tënd”, Qëndrim Zyba i lumtur me debutimin te Kosova
Lexo po ashtu “Nder dhe krenari ta përfaqësosh vendin tënd”, Qëndrim Zyba i lumtur me debutimin te Kosova

Në rast se ekipi i parë i grupit e ka siguruar kualifikimin përmes ciklit kualifikues, atëherë në play-off shkon ekipi i ranguar më mirë në ligën përkatëse.

Kosova e cila është e vendosur në ligën C, momentalisht renditet si e shtata për arritjen e play-offit, që do të thotë se duhet të paktën tri ekipe para saj të sigurojnë kualifikimin nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese që janë duke u zhvilluar.

Kombëtare si Turqia, Kazakistani, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Greqia, që të gjitha qëndrojnë më mirë se Kosova në këtë aspekt dhe kanë përparësi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori