Sipas pilotit britanik ato nuk e pengojnë që të garojë në pistë. Ai ka 21 pikë avantazh nga shoku i skuadrës, ndërkohë që janë ende edhe 9 gara për t’u zhvilluar.

“Jam i kënaqur nga puna e bërë gjatë këtyre javëve nga mekanikët, të cilat më inkurajojnë edhe më shumë për të dhënë maksimumin në pistë. Duhet të jemi të përqendruar te puna dhe me kokën ulur të ecim përpara. Fjalët e tjera janë thashetheme”, deklaroi sot nga Belgjika piloti Lewis Hamilton, ndërkohë që gjatë pasdites do të zhvillohen provat e lira, transmeton Telegrafi.


Pista e SPA është e dashur për pilotët ndaj dhe Hamilton kërkon të triumfojë aty. “Do të më pëlqente më shumë pista e vjetër e SPA, pa gjithë këto modifikime”, thotë Hamilton. Në lidhje me kritikat për pushimet e shfrenuara, ai shton: “Unë mendoj se nuk kam një stil jete prej një ylli të kinemasë, që stresohen shumë. Për momentin gjërat në jeten time po shkojnë mirë dhe nuk kam arsye të shqetësohem”. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app