Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot tre zëvendësministra në ministri të ndryshme.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Hysni Mehani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.


Hysni Mehani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Financave

Kurti e uroi Mehanin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive.

Albin Kurti me Agon Batushën telegrafi.com

Po ashtu, kryeministri në detyrë ka emëruar Agon Batushën zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa Ali Dula është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.

Kurti me Ali Dulën

Edhe për dy emërimet e tjera, Kurti i uroi të emëruarit dhe u dëshiroi suksese në detyrat e reja.