LAJMI I FUNDIT:

Hamilton triumfon në Brazil, Mercedesi fiton edhe titullin e konstruktorëve

Hamilton triumfon në Brazil, Mercedesi fiton edhe titullin e konstruktorëve
Lewis Hamilton e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Brazilit (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Brazilit, pasi Max Verstappen e humbi udhëheqjen për shkak të përplasjes me Esteban Ocon.

Një moment i pazakontë në Interlagos ia rrëmbeu fitoren pilotit holandez, pasi piloti i Force India e goditi bolidin e Red Bull duke e lejuar Hamiltonin që ta merrte kryesimin.


Përplasja ndërmjet Esteban Ocon dhe Max Verstappen (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Vetëm pak çaste më parë, Verstappen e kishte kaluar pilotin britanik, mirëpo përplasja (që Oconit i kushtoi me pikë) e la atë prapa kampionit në fuqi.

Lajmet për Formula 1
Lexo po ashtu Lajmet për Formula 1

Piloti i Red Bullit bëri një paraqitje fantastike në Interlagos duke arritur të tejkalonte edhe Kimi Raikkonenin, Sebastian Vettelin dhe Valtteri Bottas, dhe e meritonte fitoren, porse u desh të kënaqej me vendin e dytë.

Pas triumfit të Lewis Hamilton, Mercedesi u shpall kampion i konstruktorëve (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Fitorja e Hamilton, e cila ishte 50-ta në epokën turbo-hibride të Formula 1, bërë që Mercedesi të shpallej kampion i konstruktorëve për të pestin vit radhazi.

Kujtojmë që pas fitores në garën për Çmimin e Madh të Meksikës, Lewis Hamilton u shpall kampion i Formula 1 për të pestën herë në karrierë.

Ndërkaq, në edicionin e sivjetmë të garës më të popullarizuar automobilistike ka mbetur vetëm edhe një garë, ajo për Çmimin e Madh të Abu Dhabit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori