LAJMI I FUNDIT:

Hamilton: Kampion shpallem unë, nuk ma dhuron njeri titullin

Hamilton: Kampion shpallem unë, nuk ma dhuron njeri titullin

Lewis Hamilton është shfaqur tejet i qetë në intervistat e para, përpara Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara. Britaniku i Mercedesit ka një avantazh prej 59 pikësh ndaj Sebastian Vettel, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi i sezonit.

Megjithatë, fakti që është tejet i qetë në vigjilje të provave të para të lira në Austin të Teksasit, nuk e fsheh një çështje tepër të diskutueshme.


“Çfarë ndryshoi nga vera e këtej? Besoj se patëm më shumë besim te makina jonë”, tha ai duke iu referuar serisë së fitoreve, përmes të cilave siguroi edhe këtë avantazh në klasifikimin për pilotë.

“Besuam të forca e makinës sonë, por edhe ekipi e ka vijuar zhvillimin e saj. Fundjavat, siç i keni parë, kanë nisur mirë që nga e premtja e deri në të dielën. Sa i përket mënyrës sime të garimit, besoj se edhe gjërat jashtë Formulës 1 më kanë mundësuar të kem përqëndrimin e duhur te garat. Por kam edhe një ekip të tërë që më asiston mirë në çdo gjë”.

Por në lidhje me titullin kampion, ka edhe britaniku një çështje për të sqaruar.

“Do të jetë pikërisht kështu: Vettel ishte një kundërshtar i fortë gjatë të gjithë këtij viti. Ai dhe Ferrari kanë pësuar probleme në garat e fundit, por pres që të jenë ende shumë të shpejtë dhe më duhet të jem ende i karikuar deri në fund”, tha Hamilton.

I ndërprerë nga gazetarët, që e pyesin nëse ky titull do të fitohet për meritë të tijën apo për shkak se e dhuroi Ferrari, ai përgjigjet:

“Çfarë po thoni? Do ta fitoj unë, duke fituar garë pas gare”.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori