LAJMI I FUNDIT:

Gwen Stefani duket e dashuruar me partnerin e saj (Foto)

Gwen Stefani duket e dashuruar me partnerin e saj (Foto)

Gwen Stefani dhe Blake Shelton duken më të dashuruar se kurrë.

Të dy janë parë në ceremoninë e “People Choice Awards” derisa kanë pozuar para fotografëve në prapaskenë, shumë të dashur me njëri-tjetrin.


Në këtë ngjarje, Shelton ka kënduar këngën e tij më të re “Every Time I Hear That Song” dhe ka pranuar çmimin si këngëtari më i mirë i muzikës ‘country’, ashtu si edhe çmimin për albumin më të mirë të vitit.

Gwen dukej mrekullueshme me një fustan ngjyrë të kaltër derisa kishte vendosur edhe byzylykë nga Swarovski.

Së fundmi, çifti ka festuar një vjetorin e lidhjes së tyre, transmeton Klan Kosova.